Demit Termoscit [int]

Zgjidhje për eleminimin e mykut në ambientet e brendshme

Weber

BIM Download Center

Për të vazhduar navigacionin tënd dhe shkarkoni më vonë

ose

Shkarko tani skedarët e lirë dhe objektet BIM të disponueshme për këtë produkt ose sistem

Demit Termoscit [int]

Zgjidhje për eleminimin e mykut në ambientet e brendshme

Weber

Përshkrim

Alga dhe myku shfaqen në muret e brendshme dhe tavane në zona ku ndryshimi midis temperaturës së jashtme dhe asaj të brendshme është i madh, rezultat ky i mureve të jashtme jo të izoluar. Kondensimi I lagështisë në sipërfaqen e brendshme te murit, krijon ambient të përshtatshëm per rritjen e algave dhe mykut.


Demit Termoščit është një zgjidhje për eliminimin dhe parandalimin e formimit të algave dhe mykut në sipërfaqet e brendshme, me përdorimin e kombinuar të tri produkteve:

 

AlgiClean [int] - produkt me bazë klori për eliminimin mekanik të algave dhe myk.

Termoglet [int] - suva e brendshme me rruaza termoizoluese qeramike kristalore.

Termošcit [int] - bojë e brendshme për izolimin e nxehtësisë.


Avantazhet

• eliminon shkaktarin kryesor të shfaqjes së algave dhe mykut

• parandalon kondensimin e lagështirës së ajrit në mure

• për shkak të izolimit termik dhe vetive reflektuese, siguron kursime të konsiderueshme të energjisë

 

Inspektimi dhe vlerësimi i sipërfaqes

Zbulohet nëse shkaku i zhvillimit të algave dhe mykut është pikërisht ura termike e krijuar dhe kondensimi i lagështisë në sipërfaqe të ftohtë.


Eliminimi mekanik

Aplikoni AlgiClean me spërkatje dhe prisni derisa sipërfaqja të thahet. Produkti vepron menjëherë pas aplikimit, nëse është e nevojshme përsërisni procedurën. Pas 24 orësh, hiqni mekanikisht me spatul mbetjet e algave dhe mykut. Këshillohet që produkti të aplikohet në ambiente me ventilim të mirë dhe të mos qëndrohet në këtë ambient derisa aroma e klorit të zhduket.

 

Suvatimi termike

Para aplikimit të Termoglet këshillohet që sipërfaqja e paratrajtuar të pastrohet nga mbetjet e pluhurit. Produkti duhet përzier në kovë, para se të aplikohet me anë të mallës në dy

shtresa. Pas min. 24 orë kontrolloni suvatimin, në rast kontaminimi, menjëherë hiqni shtresën e suvasë me ujë dhe përsërisni edhe një herë hapat 1 dhe 2.

 

Boja termike

Pasi shtresa e suvasë termike të jetë tharë plotësisht mund të aplikohet boja termike Termoščit . Produkti hollohet me maks. 10% ujë dhe aplikohet në dy shtresa me rul ose furçë. Shtresa e dytë, këshillohet të aplikohet pasi shtresa e parë të jetë tharë mirë. *Pas përdorimit të secilit produkt duhet të lani duart dhe mjetet e punës me ujë të pastër.

Kategoritë
KATEGORITË E PRODUKTIT:

Shtresë e brendshme

VETITË:

Shëndetsore

Termik

Rajonet e Tregut
Ky produkt është në dispozicion në:

Shqipëri

Shkarkime

Fotografi dhe skedarë të lirë BIM mund të shkarkohen për këtë produkt ose sistem:

-tds-demit-termoscit.pdf

PDF

PDF

BIM Download Center

Për të vazhduar navigacionin tënd dhe shkarkoni më vonë

ose

Shkarko tani skedarët e lirë dhe objektet BIM të disponueshme për këtë produkt ose sistem